Gjermani: Pagat më të ulëta për shkak të koronavirusit, për herë të parë nga viti 2007

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit patjetër që ka pasoja negative për të ardhurat e qytetarëve gjermanë.

Bota

18/02/2021 18:56

Për herë të parë që nga fillimi i studimit në vitin 2007, pagat nominale ranë vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Wiesbaden.

Përfshirë pagesa të jashtëzakonshme, pagat bruto ishin mesatarisht 0.6 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind, kështu që punonjësit mbetën me rreth një për qind më pak të ardhura reale sesa në vitin 2019./kp