Gjergji: LGBT e kanë respektin njerëzor, por jo moral
Vikari gjeneral i Kosovës, Don Lush Gjergji, duke folur për komunitetin LGBT, ka theksuar se ata përfaqësojnë një temë jo të natyrshme, jo morale dhe jo shpirtërore.
Lajme
Këto komente Gjergji i bëri në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në TV Rrokum.
Gjergji tha se homoseksualët e kanë vendin e tyre në shoqëri dhe respektin njerëzor, por jo edhe atë moral.
“Një tendencë e tillë s’duhet shndërruar në përkrahje e tyre që si komunitet të ndikojnë tek morali e prishja e familjes”, ka thënë ai për TV Rrokum.