Gjërat që nuk i dinit për kontinentin e akullt, Antarktida

Në dimër, kur ngrin uji kontinenti i Antarktidës arrin një sipërfaqe të barazvlefshme me shtrirjen e Bashkimit Europian dhe Meksikës, të marra së bashku.

Fun

06/09/2016 15:22

Turistët e parë në Antarktidë mbërritën në vitin 1957, kur një avion i “Pan American”, që vinte nga Christchurch në Zelandën e Re, u ul për pak kohë në McMurdo Sound.

Ka rreth 300.000 akuj që notojnë ne Oqeanin e Antarktidës dhe e mbështjellin kontinentin, si një rrip asteroidësh të bardhë.

Përse pinguinëve nuk u ngrijnë këmbët nga akulli? Sepse në të kundërt do të zienin nga të nxehtët. Lëkura dhe shtresat e dhjamit janë aq kaq termike, saqë këmbët luajnë rolin e ajrit të kondicionuar.

ak pas zbritjes në Hënë, në vitin 1969, një ekip japonez bëri një zbulim jo më pak të rëndësishëm, gjetjen e 9 meteorëve në Antarktidë. Që atëherë koleksioni është rritur me 20.000 ekzemplarë. Për këtë bollëk meteorësh ka dy shpjegime: që sipërfaqja e bardhë është më lehtë e dallueshme, dhe që lëvizja e vazhdueshme e akujve i përqendron dhe i grumbullon drejt maleve transantarktide, vendi më i mirë i botës për të gjetur meteorë.

“Unë besoj se askush në Tokë nuk e ka kaluar më keq se pinguini perandor”, – pohonte Apsley Cherry-Garrard, eksploratori anglez në librin “Udhëtimi më i vështirë i botës”, i klasifikuar nga National Geographic si një nga 100 librat më të mirë të aventurave, të të gjitha kohërave. Libri rrëfen për tre burra në një ekspeditë shkencore për gjetjen e vezëve të pinguinëve.

Sipas Konventës së Antarktidës, hyrë në fuqi në 1961, kontinenti nuk i përket askujt. Mbetet një kontinent i shfrytëzueshëm për qëllime shkencore, ku gërmimet minerare janë të ndaluara. Vendet antare të kësaj Konvente përbëjnë 80% të popullatës botërore.

Ka një monedhë antarktike që quhet dollari antarktik, edhe pse nuk ka vlerë ligjore, është objekti më i zakonshëm për një koleksionist. Dollarët antarktikë emetohen nga “Antarctica Overseas Exchange Office” që dhuron një pjesë të parave në projekte studentore që pretendojnë të bëjnë shkencë në akullnajë. Kartmonedhat janë shumë të bukura, të zbukuruara me pinguinë dhe akuj.

Letërsia e Antarktidës ka filluar që prej 5 shekujsh, në 1605, me botimin e Mundes Alter et Idem (Bota tjetër dhe njëkohësisht po e njëjta) e britanikut Bishop Joseph Hall. Në libër flitet për një udhëtar që zbulon Antarktidën të populluar me pijanecë dhe eksentrikë.

Në vitin 1999 një çift u martua në stacionin Amundsen-Scott, në Polit e Jugut, me miq të kapur për dore përreth altarit të ceremonisë. Cifti e kaloi natën e parë të muajit të mjaltit në një tendë me ngrohje./bota.al