Gjërat më të pazakonta për ne që janë shumë normale në shtetet tjera
Kur udhëtojmë në vendet tjera, mundohemi të mësojmë gjëra të reja në lidhje me traditën e tyre apo mënyrën e jetesës.
Fun
Nganjëherë gjërat që ne i marrim si të mëdha për kulturën që kemi, mund të duket interesante për shtetet tjera, transmeton lajmi.net.
1.Në Japoni, shumë rrugë nuk kanë emër
Në Japoni, numrat llogariten si emra të rrugëve dhe kjo është arsyeja pse shumë herë dëgjoni dikë duke thënë “ unë punoj në bllokun 6”.

2.Shumë holandez nuk i mbyllin perdet
Në disa vende të Evropës si p.sh. në Holandë, shumë rrallë mund të shihni perde në dritaret e shtëpive. Nuk është e zakonshme që të vendosin perde në dritare dhe njerëzit që kalojnë andej mund të shohin çdo gjë që ndodh në banesë apo shtëpi.

3.Në Singapor, banorët i terin rrobat e tyre në shkopinjtë prej bambus
Singapori është i famshëm për numrin e turistëve. Çka zakonisht është traditë në Singapor, vendasit i terin rrobat e tyre në shkop të bambus, gjë që e bënë të dukshme se kush janë turistët dhe kush vendas.

4.Në Turqi, një ëmbëlsirë është e bërë nga gjoksi i pulës
Del se gjoksi i pulës nuk është perfekt vetëm për të bërë mish dhe ndonjë specialitet me të. Në Turqi e përdorin gjoksin e pulës edhe për të bërë ëmbëlsirë. Pudingu i quajtur “tavuk göğsü” e dëshmon atë.

5.Në Kolumbi, çokollata e nxehtë servohet me djathë të kripur në të
Njerëzit kanë preference të ndryshme për çokollatën në Kolumbi. Është e zakonshme që çokollata të servohet me djath.

6.Në Francë, qumështi qëndron në temperaturë dhome
Mund të gjeni lloje të ndryshme të qumështit në supermarket por, Dyqanet Franceze i mbajnë ato jashtë në temperature të dhomës për dallim nga disa vende të tjera që qumështi qëndron në temperature më të ulëta se sa temperature e dhomës. /Lajmi.net/
