Gjeniu Messi (Video)

Lionel Messi e inspiroi Argjentinën drejt gjysmëfinales në Kampionatin botëror, për herë të parë nga viti 1990. Dhe, sulmuesi është duke u përgatitur për duelin me Holandën, duke dhuruar spektakël në stërvitje.

Sport

08/07/2014 00:34

Sa është Argjentina e varur nga Lionel Messi këtë nuk kemi nevojë fare ta shpjegojmë. Pa të, skuadra nuk do të kualifikohej në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

Për herë të parë pas 24 vjetësh, Argjentina do të jenë në mesin e katër skuadrave më të mira të një Botërori dhe kjo është më së tepërmi meritë e ‘gjeniut Messi’, i cili shpeshherë në të kaluarën është kritikuar për angazhimin dhe paraqitjet e tij në Kombëtare.

Por, me lojërat e deritashme ai ka demantuar të gjithë, ndërsa duket i relaksuar dhe mjaft kreativ para ndeshjes me Holandën të mërkurën.

Në stërvitjen e sotme, Messi vendosi të tregojë se qka është në gjendje të bëjë me topin. Rezultatin e keni në videon e mëposhtme.