Gjendja e inspektorit të IPK-së pas plagosjes në Prishtinë – drejtori i Emergjencës jep detaje

Inspektori i IPK-së, Arsim Beqiri, i cili u plagos sonte në Rrugën “B”, ndodhet në gjendje stabile. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili bëri të ditur se Beqiri është jashtë rrezikut për jetë. “Është sjellë një i plagosur në Qendrën Emergjente, i plagosur me armë zjarri. Gjendja e…

Lajme

23/03/2026 21:52

Inspektori i IPK-së, Arsim Beqiri, i cili u plagos sonte në Rrugën “B”, ndodhet në gjendje stabile.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili bëri të ditur se Beqiri është jashtë rrezikut për jetë.

“Është sjellë një i plagosur në Qendrën Emergjente, i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, deklaroi Syla. /Lajmi.net/