Gjendet i vdekur në apartament reperi i ri (Foto)
Ndarjet nga jeta të këngëtarëve të rinj në moshë nuk janë më një habi për publikun, sepse ndodh që ata të abuzojnë me konsumimin e alkoolit apo drogës duke gjetur kështu menjëherë vdekjen.
ShowBiz
I njëjti rast ka trishtuar Italinë këto dy ditët e fundit. Një reper i ri në moshë, 22 vjeç, Vittorio Bos Andrei, i cili ishte një nga këngëtarët më të njohur të edicionit të kaluar të “X-Factor” në Itali, është gjetur i vdekur në apartamentin e mikut të tij në kryeqytet pas një nate feste dhe gëzimi.
Kanë qenë pikërisht shokët e reperit të cilët kanë lajmëruar ambulancën, edhe pse nuk ka pasur asnjë mundësi që ky i fundit të shpëtonte. Sipas burimeve të para është bërë me dije se në festë Vittorio ka bashkuar pijet alkoolike dhe drogën, çka e ka bërë të kalojë një atak kardiak.