Gjendet shëndosh e mirë i mituri nga Deçani që ishte raportuar i zhdukur ditë më parë

Është gjendur shëndosh e mirë, Eglantin Qorraj nga Carrabregu i Deçanit i cili ishte zhdukur para disa ditësh. Ai tani ndodhet pranë familjes së tij. Mediat lokale të Deçanit kanë dhënë lajmin e mirë për rastin. “Familja Qorraj njofton se djali i tyre, Eglantin Qorraj, i cili ishte raportuar i zhdukur ditë më parë, është…

Lajme

01/09/2025 22:06

Është gjendur shëndosh e mirë, Eglantin Qorraj nga Carrabregu i Deçanit i cili ishte zhdukur para disa ditësh.

Ai tani ndodhet pranë familjes së tij.

Mediat lokale të Deçanit kanë dhënë lajmin e mirë për rastin.

“Familja Qorraj njofton se djali i tyre, Eglantin Qorraj, i cili ishte raportuar i zhdukur ditë më parë, është gjetur dhe tashmë gjendet shëndoshë e mirë pranë familjes. Familja shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët, miqtë dhe të gjithë ata që treguan interesim, kujdes dhe mbështetje gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e mediave lokale. /Lajmi.net/