Gjendet pa shenja jete një person në një restorant në Malishevë

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:10 në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Ajo ka thënë se Policia dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendngjarje, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. “Me…

Lajme

19/08/2025 23:37

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:10 në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo ka thënë se Policia dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendngjarje, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor. Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Krasniqi.