Gjendet pa shenja jete një person në Grejkovc të Suharekës
Një person është gjetur pa shenja jete sot gjatë ditës në fshatin Grejkovc të Suharekës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se policia kanë dalur në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore për…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete sot gjatë ditës në fshatin Grejkovc të Suharekës.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se policia kanë dalur në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore për egzaminim.
“Me datën 20.01.2025 , rreth orës 10:30 nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë, policia ka marr imformatën se në rrugën “Përparimi” në Fshatin Grejkovc është gjet një person pa shenja jetë. Viktima është Mashkull I lindur në vitin 1954 nga fshati Grejkovc, Suharekë. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore për egzaminim. Nga deklarata familjarve dhe mjekëve kujdestar besohet se viktima ka pas vdekje natyrale, ngase nuk ka pas shenja dhune dhe ka vujtur nga disa sëmundje kronike”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/