Gjendet pa shenja jete një grua në një objekt të pabanuar në Pejë
Është gjetur pa shenja jete një person në një objekt të pabanuar në Pejë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”. “Më 06.09.2025 rreth orës 18:30 policia është njoftuar…

Lajme
Është gjetur pa shenja jete një person në një objekt të pabanuar në Pejë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.
“Më 06.09.2025 rreth orës 18:30 policia është njoftuar se në një objekt të pabanuar, në dysheme është i shtrirë një person, i cili dyshohet se është pa shenja jetë”.
“Policia dhe emergjenca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërkaq, burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se viktima që u gjet pa shenja jete është grua.