Gjendet pa shenja jete një 43 vjeçar në Llapçevë të Malishevës, në vendngjarje gjendet një armë

Një 43 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Ajo ka thënë se në vendngjarje është gjetur një armë e shkurtër. “Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se…

Lajme

13/02/2026 19:30

Një 43 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo ka thënë se në vendngjarje është gjetur një armë e shkurtër.

“Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe poashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është inicuar rast ” Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net. /Lajmi.net/