Gjendet pa shenja jete 61 vjeçari i zhdukur në Gjilan

Është gjetur pa shenja jete, 61 vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur para disa dite në Gjilan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar për lajmi.net vdekjen e tij. “Policia bashkë me familjarët e tij e kanë lokalizuar vendin dhe e kanë gjet fatkeqësisht të vdekur, mjeku…

Lajme

02/07/2024 17:03

Është gjetur pa shenja jete, 61 vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur para disa dite në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar për lajmi.net vdekjen e tij.

“Policia bashkë me familjarët e tij e kanë lokalizuar vendin dhe e kanë gjet fatkeqësisht të vdekur, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Hashani për lajmi.net.