Është gjendur një trup i pajetë në lumin Ibër të Mitrovicës. Ekipet e policisë kanë dal në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet identiteti i viktimës.
Lajme
28/04/2015 15:10
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se trupi është gjetur në lumin Ibër afër fshatit Grabovc të Zveqanit.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë rreth identifikimit të kufomës.