Një femër gjendet e vdekur në Prishtinë, dyshohet për mbidozë droge (Foto)
(I plotësuar) Për rastin e gjetjes së një femre të vdekur sot në mëngjes në Prishtinë, ka folur një banues i zonës.
Lajme
Kastriot Humolli, ka bërë të ditur për lajmi.net, se viktima është Arijeta Gjakolli, nga Vushtrria, e lindur në Gjermani.
Ai për lajmi.net ka thënë se viktima ka qenë përdoruese e narkotikëve dhe vdekja e saj dyshohet të ketë ardhur nga mbidoza e drogës.
________________________________________
Gjendet një trup i pa jetë i një femre në Prishtinë
Sot rreth orës 6: 40 minuta të mëngjesit në rrugën “Perandori Justinian”, në Prishtinë është gjetur një trup i pa jetë.
Sipas Policisë së Kosovës viktima është femër e moshës 43 vjeçare.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë për lajmi.net se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Ajo ka thënë se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.