Gjendet një person pa shenja jete në Pejë, policia jep detaje

Një person pa shenja jete është gjetur sot në qytetin e Pejës. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova. “Sot rreth orës 18:30, Policia është njoftuar se në rrugën Rozafa në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë…

Lajme

14/06/2025 19:57

Një person pa shenja jete është gjetur sot në qytetin e Pejës.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:30, Policia është njoftuar se në rrugën Rozafa në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi  mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion.”, tha ai./lajmi.net/