Gjendet një person i vdekur në Vushtrri
Një person i moshës rreth 50 vjeçare është gjetur pa shenja jete të shtunën, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/27_10_2017_8138156_Shiriti-scaled.jpg)
Lajme
Për ngjarjen ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatës së pranuar nga policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka thënë Prekazi.
“Do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka përfunduar ai.