Gjendet një mjet shpërthyes në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Muhla të Suharekës është raportuar për një mjet të dyshuar shpëthyes.

Lajme

08/01/2018 13:02

Një person ka lajmëruar në polici se kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes dhe pas raportimit njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes, ndërkaq njësiti i FSK-së ka larguar mjetin shpërthyes pa ndonjë incident. /Lajmi.net/