Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur një mjet i pashpërthyera në Gjakovë. Rasti ka ndodhur në fshatin Lugbunar të Gjakovës, ku një burrë derisa po punonte në fushën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Policia ka dal në vendngjarje ndërsa njësitet e deminimit të FSK-së kanë bërë…

Lajme

26/03/2026 09:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur një mjet i pashpërthyera në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lugbunar të Gjakovës, ku një burrë derisa po punonte në fushën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Policia ka dal në vendngjarje ndërsa njësitet e deminimit të FSK-së kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.

“Fsh. Lugbunar, Gjakovë / 25.03.2026 – 14:30. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/