Gjendet një mjet i pashpërthyer afër hekurudhës në Kaçanik të Vjetër
Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në mëngjes afër hekurudhës në fshatin Kaçanik të Vjetër në Kaçanik. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dal në vendngjarje dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. “Fsh. Kaçanik i Vjetër, Kaçanik 09.07.2025-10:30. Ankuesi mashkull kosovar,…
Lajme
Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në mëngjes afër hekurudhës në fshatin Kaçanik të Vjetër në Kaçanik.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dal në vendngjarje dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
“Fsh. Kaçanik i Vjetër, Kaçanik 09.07.2025-10:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/