Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë
Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në Malishevë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka hasur në një mjet të dyshimtë gjatë punimeve në murin e shtëpisë. “Fsh. Bellanicë, Malishevë / 11.09.2025 – 12:40. Është raportuar se gjatë punimeve në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hasur një mjet i…

Lajme
Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në Malishevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka hasur në një mjet të dyshimtë gjatë punimeve në murin e shtëpisë.
“Fsh. Bellanicë, Malishevë / 11.09.2025 – 12:40. Është raportuar se gjatë punimeve në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hasur një mjet i dyshimtë. Njësia policore është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalë njësia për deminim”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.