Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore policja e zhdukur në Rahovec

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur më 1 maj në Rahovec. Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se ajo është gjetur sot shëndosh e mirë. “Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj…

Lajme

05/05/2024 19:06

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur më 1 maj në Rahovec.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se ajo është gjetur sot shëndosh e mirë.

“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj për lajmi.net.

Me 1 maj, Policia ka thënë se ajo dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askënd.

“Dje është raportuar por dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askend, s’ka qasje as në telefon e as nuk është parë nga ajo kohë”, thuhej nga Policia e Kosov♪7s.