Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në një motel të Gjilanit
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. “Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet…
Lajme
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Osmani për Lajmi.net.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkaq hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.