Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Dyshohet se personi ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti të njohur. Në vendngjarje shihen vetura e policisë dhe ambulanca.
