Gjendet e vdekur një grua në Obiliq: Policia fillon hetimet menjëherë

Në orët e para të mbrëmjes së sontme, në fshatin Darshishtë të komunës së Obiliqit është gjetur e vdekur një grua. Lajmin për lajmi.net e konfirmoi edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Ajo tha se më të marrë informatën, policia dhe ekipi mjeksorë ka dalë në vend të ngjarjes ku dhe është…

Lajme

28/03/2024 22:27

Në orët e para të mbrëmjes së sontme, në fshatin Darshishtë të komunës së Obiliqit është gjetur e vdekur një grua.

Lajmin për lajmi.net e konfirmoi edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se më të marrë informatën, policia dhe ekipi mjeksorë ka dalë në vend të ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e personit në fjalë.

Policia këtë rast e sheh me dyshim, dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e forenzike për të ndriçuar rastin.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha ajo./Lajmi.net