Gjenden pa shenja jete një burrë në Ranillug dhe një në Gjilan – Policia po i heton vdekjet e tyre

Dje në shtëpinë e tij në Ranillug, një person është gjetur pa shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan lajmi.net. Trupi  ipajetë është dërguar në IML për obduksion. “Ranillug / NN. Më 22.09.2026 në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar.…

Lajme

23/09/2026 09:30

Dje në shtëpinë e tij në Ranillug, një person është gjetur pa shenja jete.

Policia ka dal në vendngjarje ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan lajmi.net.

Trupi  ipajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ranillug / NN. Më 22.09.2026 në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport 24 orësh. 

Një person tjetër është gjetur pa shenja jete në Gjilann.

Në vendngjarje ka dal prokurori dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Gjilan / 22.09.2026 – 14:00. Është gjetur nga familjarët pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport 24 orësh./Lajmi.net/