Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se iu përkasin viktimave të luftës
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar se sot, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në veri të Mitrovicës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se i përkasin viktimave të luftës. Ky Komision ka njoftuar se informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net. “Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka…
Lajme
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar se sot, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në veri të Mitrovicës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se i përkasin viktimave të luftës.
Ky Komision ka njoftuar se informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, që me raportimin e tyre kontribuojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur”, thuhet në njoftimin e këtij Komisioni. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: