Gjenden mbetje eshtërore- dyshohet se i takojnë një personi të zhdukur gjatë luftës në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje eshtërore të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nga rajoni i Gjakovës. Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njësitet kompetente kanë bërë gjetjen derisa hetimet në këtë rast janë duke…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje eshtërore të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nga rajoni i Gjakovës.
Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njësitet kompetente kanë bërë gjetjen derisa hetimet në këtë rast janë duke vazhduar.
“Gjakovë / 1998-1999. Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njesitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.”./Lajmi.net/