Gjenden fosile të krokodilëve afrikan në Evropë

Krokodilët antik nga Afrika notuan përtej Mesdheut për të jetuar në ujërat bregdetare spanjolle, shpallë një studim i ri.

Fun

25/10/2020 13:58

Shkencëtarët kanë gjetur fosile të dy krokodilëve me madhësi rreth 3 metra të cilët kanë kolonizuar Spanjën dhe Italinë rreth pesë milion vjet më parë, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.

Analiza e kockave të tyre kafkore, dhëmbëve të izoluar dhe pllakave kockore në lëkurë, sugjeron që ato i përkasin specieve crocodylus checchiai, nga Libia e lashtë dhe Kenia në Afrikë.

Eshtrat e tyre u gërmuan në Venta del Moro afër Valencia, Spanjë midis 1995 dhe 2006 por janë përshkruar vetëm tani.

Fosilet në Valencia janë të parat që i përkasin krokodilëve të gjetur ndonjëherë në Gadishullin Iberik (gadishulli i përbërë nga Spanja dhe Portugalia).

Ata e besojnë pa dyshim teorinë që krokodili u shpërnda nga Afrika në Evropë gjatë periudhës së vonë të Miocenit rreth gjashtë milion vjet më parë.

Shpeshherë gjatë historisë krokodilët kanë migruar në Evropë, por deri tani është menduar se krokodilët nga Afrika nuk kanë migruar ndonjëherë në këtë zonë.

Mendohet se këta krokodilë janë paraardhësit e krokodilëve të ujërave të njelmëta që jetojnë në bregdetin Amerikan. /Lajmi.net/