Gjenden dy shqiptarë të vdekur në Itali
Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia.
Bota
Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë natës së shkuar dhe njëri prej tyre është identifikuar.
Ai quhet Fabiol Kycyku 19 vjeç të cilin familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane, shkruan oranews.
Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”-
Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.
Mbi këtë ngjarje policia italiane ka nisur një proces hetimor.