Gjatë vitit 2019 Kosova importoi mallra në vlerë prej 3.4 miliardë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit gjatë vitit 2019.

Lajme

03/06/2020 15:55

Në këtë publikim të statistikave të tregtisë së mallrave janë dhënë më gjerësisht shumë sqarime në detaje për atë se çka eksporton vendi ynë në tregun e jashtëm dhe çka importon nga tregu i jashtëm.

Tregtia e mallrave në vitin 2019 kishte deficitin tregtar në vlerë prej 3 113.4 miliardë Euro, që tregon se është më i lartë për 4.5%, krahasuar me vitin 2018. Edhe në këtë vit është bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 383.4 milionë Euro, ndërsa importi 3 496.9 miliardë Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.0%.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2019 me atë të vitit 2018, shifrat tregojnë se ka një rritje vjetore për 4.4%. Rritje kjo, e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.

Eksportet sipas sektorëve në këtë vit kishin rritje në këto grupe: artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë rreth 20.0 milionë Euro, krahasuar me 13.1 milionë Euro në vitin 2018, ose 5.2% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 52.4%; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë rreth 16.8 milionë Euro, krahasuar me 11.5 milionë Euro në vitin 2018, ose 4.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 46.7%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 50.8 milionë Euro, krahasuar me 44.7 milionë Euro në vitin 2018, ose 13.3% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 13.5%; artikuj prej guri, allçie, prodhime qeramike dhe qelqi, në vlerë rreth 8.5 milionë Euro, krahasuar me 7.7 milionë Euro në vitin 2018, ose 2.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9.6%; produkte të industrisë kimike në vlerë rreth 8.1 milionë Euro, krahasuar me 7.4 milionë Euro në vitin 2018, ose 2.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9.5%; tekstil dhe artikuj tekstili në vlerë rreth 11.5 milionë Euro, krahasuar me 10.6 milionë Euro në vitin 2018, ose 3.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.4%; metale bazë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 134.3 milionë Euro, krahasuar me 125.2 milionë Euro në vitin 2018, ose 35.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.3%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, në vlerë rreth 39.8 milionë Euro, krahasuar me 39.0 milionë Euro në viti 2018, ose 10.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.0%; drunj dhe artikuj druri në vlerë rreth 5.7 milionë Euro, krahasuar me 5.6 milionë Euro në viti 2018, ose 1.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 1.5%.

Gjatë kësaj periudhe, rënie të eksporteve kishte në këto grupe: lëkurë dhe artikuj prej saj, në vlerë rreth 6.5 milionë Euro, krahasuar me 10.9 milionë Euro sa ishte në vitin 2018, ose 1.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-40.2%); produktet minerale në vlerë rreth 40.0 milionë Euro, krahasuar me 51.2 milionë Euro në vitin 2018, ose 10.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-21.9%); letër dhe artikuj prej saj në vlerë rreth 4.3 milionë Euro, krahasuar me 5.3 milionë Euro në vitin 2018, ose 1.1% të eksporteve të përgjithshme, me rënie prej (-18.6%); produktet bimore në vlerë rreth 22.9 milionë Euro, krahasuar me 23.8 milionë Euro në vitin 2018, ose 6.0% e eksporteve të përgjithshme, me rënie prej

(-3.5%).

Trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2009-2019 kanë pasur këto grupe të sektorëve: ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, nga 9.3 milionë Euro në 39.8 milionë Euro; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre nga 6.3 milionë Euro në 50.8 milionë Euro; produkte të industrisë kimike nga 1.4 milionë Euro në 8.1 milionë Euro; artikuj të ndryshëm të prodhuar nga 1.8 milionë Euro në 20.0 milionë Euro.

Të dhënat e tregtisë së mallrave për Importin e Kosovës në vitin 2019 kanë shënuar një rritje vjetore prej rreth 4.5%, duke krahasuar me vitin paraprak 2018.

Rritje të importet sipas sektorëve janë vërejtur në këto grupe: mjetet e transportit të ndryshëm, në vlerë prej rreth 314.7 milionë Euro, krahasuar me 268.7 milionë Euro në vitin 2018, ose 9.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.1%; druri dhe artikuj prej tij, në vlerë prej rreth 83.4 milionë Euro, krahasuar me 73.5 milionë Euro në vitin 2018, ose 2.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.5%; kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe, në vlerë rreth 148.7 milionë Euro, krahasuar me 132.0 milionë Euro në vitin 2018, ose 4.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.7%; veshmbathjet e këmbëve (këpucë dhe pjesët e artikujve të tillë) në vlerë prej rreth 43.5 milionë Euro, krahasuar me 39.1 milionë Euro në vitin 2018, ose 1.2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.3%; letër dhe artikuj prej letre në vlerë prej rreth 52.5 milionë Euro, krahasuar me 47.7 milionë Euro në vitin 2018, ose 1.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.1%; tekstil dhe artikuj tekstili në vlerë prej rreth 173.2 milionë Euro, krahasuar me 162.5 milionë Euro në vitin 2018, ose 5.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 6.6%; produkte bimore në vlerë prej rreth 160.5 milionë Euro, krahasuar me 151.7 milionë Euro në vitin 2018, ose 4.6% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 5.8%; produkte të industrisë kimike në vlerë prej rreth 246.9 milionë Euro, krahasuar me 235.1 milionë Euro në vitin 2018, ose 7.1% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 5.0%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan në vlerë prej rreth 420.4 milionë Euro, krahasuar me 400.5 milionë Euro në vitin 2018, ose 12.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.9%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre në vlerë prej rreth 220.8 milionë Euro, krahasuar me 214.0 milionë Euro në vitin 2018, ose 6.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.2%; produkte minerale (lëndët djegëse) në vlerë prej rreth 517.6 milionë Euro, krahasuar me 510.5 milionë Euro në vitin 2018, ose 14.8% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 1.4%.

Kurse, gjatët kësaj periudhe ka rënie të importeve në këto grupe: artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë prej rreth 99.9 milionë Euro, krahasuar me 105.5 milionë Euro në vitin 2018, ose 2.9% e importeve të përgjithshme, me rënie prej (-5.3%); artikuj prej guri, allçie, prodhime qeramike dhe qelqi, në vlerë prej rreth 115.6 milionë Euro, krahasuar me 118.1 milionë Euro në vitin 2018, ose 3.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.1%); makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë prej rreth 431.7 milionë Euro, krahasuar me 435.1 milionë Euro në vitin 2018, ose 12.3% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.8%); metale bazë dhe artikuj prej tyre, në vlerë prej rreth 371.4 milionë Euro, krahasuar me 372.1 milionë Euro në vitin 2018, ose 10.6% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.2%).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 138.5 milionë Euro, ose rreth 36.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 24.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë:

Gjermania (8.1%), Italia (5.9%), Holanda (4.3%), dhe Britania e Madhe (2.9%). Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë, vendet e BE-së kanë te këto grupe: plastikë dhe artikujt prej saj me 25.4 milionë Euro, ose rreth 18.4%; hekur dhe çelik me 19.4 milionë Euro, ose rreth 14.0%; xeheroret, ngjyrërat dhe hiri me 13.7 milionë Euro, ose rreth 9.9%, etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 749.4 milionë Euro, ose 50.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.8%), Italia (6.4%), Greqia (5.6%), Sllovenia (3.8%) dhe Bullgaria (3.5%), etj.

Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës. Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj: mjetet e transportit të ndryshëm, 281.6 milionë Euro, ose rreth 16.1%; lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale, produktet e destinimit të tyre, 258.8 milionë Euro, ose rreth 14.8%, etj.

Gjatë vitit 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 164.8 milionë Euro, ose 43.0% të eksporteve të përgjithshme, që kishte rënie prej (-5.0%). Partnerë kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.6%), Maqedonia e Veriut (11.5%), Serbia (7.1%), dhe Mali i Zi (5.1%).

Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë vendet e CEFTA-s kanë te këto grupe: artikujt prej hekuri dhe çeliku, ku arritën në 24.1 milionë Euro, ose rreth 14.6%; hekur dhe çelik, ku arritën në 22.1 milionë Euro, ose rreth 13.4%; pije, pije alkoolike dhe uthull, ku arritën në 21.3 milionë Euro, ose rreth (12.9%), etj.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2019, arritën në 502.7 milionë Euro, ose 14.4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-41.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (6.9%), Shqipëria (6.4%), Mali i Zi (0.8%) dhe Serbia (0.2%).

Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj: hekur dhe çelik, ku arritën në 122.3 milionë Euro, ose rreth 24.3%; lëndë djegëse minerale, vajra minerale dhe produkte të destinimit të tyre, ku arritën në 72.5 milionë Euro, ose rreth 14.4%, etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 80.1 milionë Euro, ose 20.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: India (8.6%), Zvicra (7.4%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 1 244.7 milionë Euro, ose 35.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.3%) dhe Kina (9.7%).