Putini shtoi – ajo që ai e quajti përpjekje të Perëndimit për të tërhequr NATO-n në Ukrainë – përbënte një “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”, një pretendim që aleanca ushtarake e ka mohuar vazhdimisht.
Më pas, Putin lavdëroi SCO-në – ku bëjnë pjesë Bjellorusia, Kina, India, Irani, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Rusia, Uzbekistani dhe Taxhikistani – dhe duke e cilësuar si model për një “sistem që do të zëvendësonte modelet e vjetruara të Evropës Qendrore dhe euroatlantike”, duke iu referuar organizatave financiare dhe të sigurisë të mbështetura nga Perëndimi, të cilat kanë formësuar institucionet globale që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këto komente erdhën në ditën e dytë të samitit të SCO-s, samit që veçse ishte i përqendruar te ndikimi në rritje diplomatik i Kinës, përfshirë edhe shumë momente të orkestruara që synonin të tregonin thellimin e marrëdhënies midis Pekinit dhe Moskës, duke nxjerrë në pah raportin e ngushtë personal midis Putinit dhe Xisë.
Samiti ishte gjithashtu një mundësi për Xinë që të prezantohej si një udhëheqës i Globit Jugor që vë si prioritet stabilitetin ekonomik, duke synuar që të paraqesë një kontrast me pasigurinë që sjellë regjimi i tarifave i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ndërprerja e ndihmës së huaj nga SHBA-ja.
“Ne duhet të shfrytëzojmë fuqinë e tregjeve tona gjigante dhe përpushmërinë ekonomike midis shteteve anëtare dhe të përmirësojmë lehtësimin e tregtisë dhe investimeve”, u tha Xi udhëheqësve në samit gjatë një fjalimi 14-minutësh.
Lideri kinez premtoi 2 miliardë juan (rreth 280 milionë dollarë) grante për shtetet anëtare të SCO-së këtë vit, si dhe 10 miliardë juan (rreth 1.4 miliard dollarë) kredi për një konsorcium bankar të SCO-së. Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të mundshëm të një Banke Zhvillimore të SCO-së. REL