Gjashtë të arrestuar pas përleshjes në Gjakovë, dy persona dërgohen në QKUK pasi ishin therur me thikë

Policia në Gjakova ka pranuar një informatë për një rrahje në mes të disa personave në një lokal, ku dy prej tyre janë dërguar në spital pas therjes me thikë. Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 01:01 në rrugën “ Gasper Karaqi” në Gjakovë. “Raportohet për një rrahje në mes…

Lajme

30/03/2025 08:47

Policia në Gjakova ka pranuar një informatë për një rrahje në mes të disa personave në një lokal, ku dy prej tyre janë dërguar në spital pas therjes me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 01:01 në rrugën “ Gasper Karaqi” në Gjakovë.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një lokal. Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, ndërsa dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK pasi që, ishin therur me thikë. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.