Gjashtë Odat e Rajonit letër Von Der Leyen, kërkojnë zgjidhje për kamionistët: Masat prekin 370 mijë kompani

Forumi Investiv i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i ka dërguar letër Presidentes së Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen në lidhje me masat që BE po aplikon ndaj shoferëve të transportit ndërkombëtar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Shoferët e kamionëve të vendeve të rajonit nga nesër kanë paralajmëruar protesta kundër sistemit të ri të…

Lajme

25/01/2026 23:53

Forumi Investiv i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i ka dërguar letër Presidentes së Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen në lidhje me masat që BE po aplikon ndaj shoferëve të transportit ndërkombëtar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Shoferët e kamionëve të vendeve të rajonit nga nesër kanë paralajmëruar protesta kundër sistemit të ri të hyrjeve/daljeve të Bashkimit Europian, një sistem digjital i projektuar për të regjistruar hyrjen dhe daljen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke përfshirë të dhënat përkatëse të udhëtimit. Ky sistem, sipas shoferëve ballkanas që transportojnë mallra, cënon mundësitë e tyre për të punuar, duke sjellë vonesa të gjata dhe procedura më të ndërlikuara në pikat kufitare.

Ne letrën e përbashkët të 6 Odave thuhet se “gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e ftojnë Komisionin Evropian për një zgjidhje urgjente në lidhje me rregulloren 90/180  për shoferët internacional të transportit”.

“Dhoma e Tregtisë së Ballkanit Perëndimorë është zë i bizneseve të bashkaur në këtë çështje, me kërkesë të sinqertë për vëmendjen tuaj, për të gjetur zgjidhje substanciale në këtë çështje”.

Në letër thuhet se “Bashkimi Evropian është rajoni më i rëndësishëm tregtar për partnerët investitorë të Ballkanit Perëndimor me 60% të tregtisë së jashtme, me rreth 370,000 kompani që prekën nga këto masa”.

Tutje thuhet se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë kandidate për t’u bërë pjesë e BE-së, duke shtuar se duhet të përfitojnë nga këto masa, dhe jo e kundërta”.

Në fund të dokumentit janë nënshkrimet e 6 odave ekonomike, përfshirë edhe e Lulzim Rafunës nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si dhe pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.