Gjashtë fëmijë në prag të vdekjes pasi stafi i pishinës përdorë klor 250 herë më shumë sesa që duhet

30 persona u helmuan në pishinën ruse pasi stafi i pishinës gabimisht përdori klor në sasi 250 herë më të madhe sesa që duhet, shkruan “DailyMail”.

Fun

08/12/2020 17:35

Shumica janë shtrirë në spital, duke përfshirë 21 fëmijë si pasojë e incidentit, transmeton lajmi.net.

Gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike dhe janë në përkujdesje intensive. Ata po vuajnë nga probleme me frymëmarrjen dhe shikimin.

Nuk është bërë ende e qartë se nëse kjo kishte qenë e qëllimshme apo aksident. Pamjet e siguruara nga mediat lokale shfaqin inspektimin e klorit.

Pishina është mbyllur dhe një çështje kriminale është hapur. Videot kanë shfaqur edhe përforcime ligjore në vendngjarje.

Edhe guvernatori regjional ka qenë prezent në vizitë dhe gjithashtu ka vizituar familjet e fëmijëve të prekur nga ndodhia. /Lajmi.net/