Gjarpri i rrallë me dy koka
Gjarpërinjtë me dy koka shiheshin tipikisht si idhuj në mitologjinë antike, por krijesa e rrallë kohët e fundit është vërejtur në botën tonë moderne.

Fun
Zyrtarët e botës së egër në Florida janë duke u kujdesur për një gjarpër të zi jugor me gjuhë dhe kokë të ndara, transmeton lajmi.net.
Gjarpri ka një gjendje të quajtur bicefali, e cila ndodh kur dy binjakë monozigotikë nuk ndahen gjatë fazës së zhvillimit të embrionit, duke rezultuar në një krijesë të lindur me dy koka në një trup të vetëm.
Zyrtarët thonë se gjarpri do të mbetet në robëri sepse merr vendime të ndryshme duke pasur tru të veçantë që pengojnë aftësinë e tij për të ushqyer ose për t’iu shmangur grabitqarëve.
Njëra nga kokat në përgjithësi është ajo mbizotëruese, por në disa raste, të dy kokat nuk bashkëpunojnë gjithmonë. /Lajmi.net/