Gjakovë: Zbulohet sasi droge dhe pajisje për paketim në bodrumin e një objekti banesor

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për paketim gjatë një operacioni të zhvilluar në një objekt banesor në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, transmeton lajmi.net Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 11:10, kur njësitet policore kanë ndërhyrë pas pranimit të një…

Lajme

25/07/2025 10:21

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për paketim gjatë një operacioni të zhvilluar në një objekt banesor në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, transmeton lajmi.net

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 11:10, kur njësitet policore kanë ndërhyrë pas pranimit të një informate për veprimtari të dyshimtë. Gjatë kontrollit në bodrumin e objektit, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

  • 51.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,

  • një peshore digjitale,

  • një kavanoz qelqi,

  • një çantë të vogël krahu,

  • si dhe disa qese plastike të përdorura për paketimin e substancave narkotike.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar të dyshuarit dhe për të sqaruar rrethanat e plotë të ngjarjes.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj në luftën kundër narkotikëve dhe bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë./lajmi.net/