Gjakovë: Shtiu me armë derisa po voziste, Policia ia sekuestron armën të dyshuarit

Më 6 gusht në ora 14:00 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia ka pranuar informacione për të shtëna me armë nga një veturë në lëvizje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja. “Më datë 06.08.2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna…

Lajme

07/08/2025 16:40

Më 6 gusht në ora 14:00 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia ka pranuar informacione për të shtëna me armë nga një veturë në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja.

“Më datë 06.08.2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje. Njësitë patrulluese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9x19mm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas hetimeve është identifikuar vetura dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 57 fishekë, 11 gëzhoja.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe është inciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Apelojmë tek qytetarët që për çdo informacion të dyshuar të lajmërojnë Policinë e Kosovës në numrin falas 192, apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë – në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt.”