Gruaja gjen zarfin me 3 mijë e 800 euro në Gjakovë, e dorëzon në stacion policor

Një qytetare në Gjakovë ka gjetur një zarf në të cilën kishte një shumë të madhe të prave. Qytetari I.Fetahu ka dorëzuar në stacion policor në Gjakovë zarfin e gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik ku brenda tij ishin 3 mijë e 800 euro. Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto…

Lajme

07/08/2026 11:07

Një qytetare në Gjakovë ka gjetur një zarf në të cilën kishte një shumë të madhe të prave.

Qytetari I.Fetahu ka dorëzuar në stacion policor në Gjakovë zarfin e gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik ku brenda tij ishin 3 mijë e 800 euro.

Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre. Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim.

“Policia e Kosovës falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit”./Lajmi.net/