Ramadani: Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të dëmshëm refuzimin e partisë fituese për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se një veprim i tillë përbën, sipas tij, refuzim për të zbatuar rezultatin…

Lajme

07/08/2026 11:35

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të dëmshëm refuzimin e partisë fituese për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se një veprim i tillë përbën, sipas tij, refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës. Është edhe gabim, edhe e dëmshme ajo që ndodhi dje në Kuvend. Partia fituese refuzoi të nominojë kandidatin për Kryetar Kuvendi. Ky është hiq më pak se refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve. Populli votoi, i dha besimin, këta refuzuan të marrin detyrën!”, ka shkruar Ramadani.