Gjakovarët: Para Isa Mustafës janë dy rrugë

Qytetarët e Gjakovës janë ftuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ për të protestuar me kërkesë për shkarkimin e ministrit për Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

Lajme

14/01/2015 20:47

Organizatorët e kanë publikuar edhe arsyetimin pse e kanë thirrur edhe një protestë të dytë për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, i cili sipas organizatorit ofendoi qytetarët e Gjakovës kur besimtarët ortodoks serbë nuk u lejuan të futen në kishën ortodokse në këtë qytet.

“Tashmë një javë pas deklaratave të ministrit Jabllanaviq, i cili i ofendoi protestuesit në Gjakovë, ende nuk kemi një reagim nga qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa për ta dënuar këtë ministër. Ministri Jabllanoviq nuk po ngurron të tregojë që është i dërguar i Beogradit në Kosovë, kurse Isa Mustafa ka zgjedhur heshtjen. Sikur të shtunën e kaluar, edhe këtë të shtunë duhet të protestojmë të gjithë dhe të bëjmë thirrje për SHKARKIMIN e këtij ministri fashist. Kryeministri Mustafa duhet ta ketë të qartë se para tij janë dy rrugë: rruga e drejtë e popullit dhe rruga e nënshtrimit ndaj Serbisë