Gjakova mëson kundërshtaren e ardhshme

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka mësuar kundërshtaren e saj për sfidën e radhës.

Sport

12/07/2019 12:18

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova ka fituar duelin e raundit të dytë, dhe tashmë do të luftojë në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Pasi mposhti rusen Dzhigaros, xhudistja kosovare tashmë do të ketë punë me Abzetta Zouleiha Dabonne nga Bregu i Fildishtë.

Dabonne arriti të triumfonte në duelin me Brigitta Varga vetëm me anë të ‘Golden Score’. /Lajmi.net/