Gjakova habit me përqindjen e votuesve në zgjedhje

Kosova sot votoi për zgjedhje parlamentare.

Lajme

14/02/2021 20:06

Mbas mbylljes së vendvotimeve ka filluar edhe publikimi i përqindjes nga KQZ.

Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), 41.726 gjakovarë kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 46 për qind e votuesve të regjistruar. /Lajmi.net/