Gjakova dështon në pastrimin e rrugëve, Kryetarja shkarkon drejtorin e “Çabrati” (Video)

Komuna e Gjakovës ka dështuar në pastrimin e rrugëve nga bora e rënë ditëve të fundit. Krerët e Komunës, duke përfshirë edhe kryetaren Mimoza Kusari – Lila, për këtë kanë fajësuar KRM “Çabrati” dhe drejtorin Avdullah Babaliaj.

Lajme

04/01/2015 21:33

Babaliajt, kjo i ka kushtuar me shkarkim nga vendi i punës. Ai në një konferencë për mediat lokale në Gjakovë, fajson Komunën për mos organizim të punëve në pastrimin e rrugëve nga bora. Gjithashtu edhe akuzon kryetaren Kusari-Lila, se e ka kërcënuar se nëse për këtë prononcohet për media, do të shkarkohet nga puna. 

Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook:  

Njoftim: Për këtë intervistë jam shkarkuar nga puna, edhe pse kontrata ime ishte me mundësi vazhdimi. Por nga kryetarja Mimoza Kusari Lila në orën 10. 58 min,mora një telefonatë se nëse prononcohem rreth situatës do të jem i shkarkuar, edhe njashtu kontrata ju ka skaduar. Edhe pse prezent në zyrë ishin mediat të cilat i kisha ftuar për sqarim rreth situatës dhe ngjarjeve të fundit ku ishte kritikuar padrejtësisht kompania KRM”Çabrati” për ngecje në pastrimin e rrugëve, gazetaret mu luten që nëse është në dëm të juajin mos reagoni por për të sqaruar qytetarët dhe opinionit unë vendosa ta sqaroj të vërtetën mbi situatën.