Giuly i del në mbrojtje Messit, pas sezonit të parë të vështirë te PSG: Ai ishte mbreti i botës
Lionel Messi është kthyer në një formë të mirë, por sezoni i tij i parë te PSG do të mbetet si më i dobëti në karrierën e tij. Messi po asiston dhe po krijon shumë për skuadrën e tij këtë edicion, megjithatë sezoni i kaluar vështirë se do t’i largohet nga kujtesa. Lidhur me vështirësitë…
Sport
Lionel Messi është kthyer në një formë të mirë, por sezoni i tij i parë te PSG do të mbetet si më i dobëti në karrierën e tij.
Messi po asiston dhe po krijon shumë për skuadrën e tij këtë edicion, megjithatë sezoni i kaluar vështirë se do t’i largohet nga kujtesa.
Lidhur me vështirësitë e Messi në sezonin e parë me PSG foli edhe ish-anëtari i Barcelonës, Ludovic Giuly.
“E dija se do të ishte e komplikuar për të në sezonin e kaluar. Kur të jesh mbret i botës në një klub dhe pastaj brenda natës ndërron ambient dhe kampionat, nuk është e lehtë, edhe kur je më i miri në botë”, ka thënë Giuly, transmeton lajmi.net.
“Duhet kohë për të absorbuar ndryshimin, dhe ne e pamë se viti i parë i tij ishte i komplikuar. Por unë isha i bindur se sezoni i dytë do të ishte i mirë për shkak se lojtarët e mëdhenj bëjnë kështu”, shtoi ai.
Giuly është ndihmës-trajner te Olympique Lyon, skuadër e cila sonte përballet me PSG-në e Messit. /Lajmi.net/