Giroud shuan zërat për largimin e tij, rinovon kontratën me Chelsean

Olivier Giroud ka vazhduar kontratën me klubin anglez, Chelsea.

Sport

04/06/2021 17:33

Me Chelsean së fundmi ka vazhduar kontratën Thomas Thuchel dhe Thiago Silva, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Olivier Giroud.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Giroud ka nënshkruar kontratë të rë, që pritet ta mbajë atë në “Londër” deri më 30 Qershor të vitit 2022, raporton lajmi.net.

Giroud, në ditët e fundit u lidh me një kalim të mundshëm në kampionatin italian tek Milan, por në fund vendosi të mbetet në Londër.

34- vjeçari në sezonin e kaluar zhvilloi 27 ndeshje me Chelsean në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola. /Lajmi.net/