Giroud: Jam munduar ta imitojë Shevchenkon
Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka pranuar se kur ka qenë i vogël ka tentuar të imitojë ish-yllin e Milanit, Andriy Shevchenkon, i cili në atë kohë, ishte sulmuesi më i mirë në botë.

Sport
Olivier Giroud ka pranuar se ka tentuar të imitojë Shevchenkon, i cili para disa viteve ka qenë sulmuesi më i mirë në botë duke e fituar gjithashtu dhe Topin e Artë.
“Kur unë isha i ri, jam munduar ta imitoj Shevchenkon sepse ai ishte një lojtar fantastik dhe gjithashtu elegant”, tha Giroud për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Ndonjëherë në stërvitje vrapoja sikurse ai. Ai vrapon në një mënyrë shumë special dhe ishte shumë i fuqishëm – i shkurt por i fortë. Tentoja të imitoja gjithashtu goditjet e tij”, përfundoi francezi.