Gigi Hadid bëhet nostalgjike, kujton ditët e shtatzënisë përmes këtyre imazheve

Gigi është kthyer pas në kohë.

ShowBiz

27/05/2021 18:19

Modelja e njohur Gigi Hadid, vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja tenton që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të publikut, ndërsa ende nuk e ka zbuluar portretin e vajzës.

Me anë të postimit të fundit, Gigi është bërë nostalgjike duke hapur arkivat e fotografive të realizuara gjatë ditëve të shtatzënisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Ajo kishte pozuar me pizhama e ulur në një krevat, teksa tregoi barkun e rrumbullakosur dhe nuk kishte vendosur grim në fytyrë.

“Këtë javë, vitin e kaluar”, shkruan ajo teksa kujton periudhën, kur nuk ishte paraqitur shumë shpesh në publik.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)