GiFi hap dyert në GALERIA Shopping Mall në Prizren të premten më 25 prill

Rrjeti i dyqaneve GiFi po zgjerohet edhe në qytetin e Prizrenit me lokacion në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall. Pas sukseseve të një pas njëshëm të dyqaneve GiFi në qendrën tregtare Prishtina Mall dhe zonën industriale Fushë Kosovë, dyqani me origjinë franceze, GiFi, të premten më 25 Prill bën hapjen e lokacionit të ri në…

Lajme

24/04/2025 16:13

Rrjeti i dyqaneve GiFi po zgjerohet edhe në qytetin e Prizrenit me lokacion në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall. Pas sukseseve të një pas njëshëm të dyqaneve GiFi në qendrën tregtare Prishtina Mall dhe zonën industriale Fushë Kosovë, dyqani me origjinë franceze, GiFi, të premten më 25 Prill bën hapjen e lokacionit të ri në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren.

Me moton “Ide gjeniale për gjithçka’’, GiFi ofron gjithçka që i duhet një shtëpie – nga dekoret dhe organizimi, tek artikuj sezonalë, lodra, artikuj për kuzhinë, zyrë, festa dhe shumë më tepër – të gjitha me çmime të arsyeshme dhe dizajne plot stil. Me një gamë të gjerë produktesh të përzgjedhura me kujdes, GiFi i përgjigjet nevojave të përditshme të familjeve moderne, duke e bërë jetën më të thjeshtë dhe më praktike.

Prezenca e GiFi në Prizren është një mundësi e re për banorët e qytetit që të kërkojnë produkte inovative dhe me stil, brenda një ambienti të ngrohtë dhe tërheqës. Hapja e këtij dyqani sjell edhe më shumë jetë në zemër të qendrës tregtare, duke ofruar një destinacion të ri për blerje dhe eksperiencë për gjithë familjen.

HAPJA E MADHE, të premten më 25 Prill, sjellë shumë befasi e surpriza duke filluar nga ora 14:00:

  • Mbi 60% ulje në qindra artikuj të zgjedhur nga të gjitha kategoritë
  • Anëtarësimi falas në VIP Club
  • 20% përfitim bonus për blerjet mbi 20€
  • 100 dhurata për 100 klientët e parë

Atmosfera festive do të shoqërohet me muzikë, lojëra interaktive dhe aktivitete për fëmijë që do t’i japin një tjetër dimension hapjes së dyqanit.

Padyshim, aktivitetet e Hapjes së Madhe do të zgjasin deri më datë 27 Prill, duke vazhduar me zbritje, aktivitete dhe dhurata për fëmijë, si dhe surpriza të shumta për të gjithë ata që vizitojnë dyqanin tonë të ri.

Ejani dhe përjetoni eksperiencën GiFi – aty ku idetë gjeniale bëhen realitet!