Gëzim në familjen e Ramadan Krasniqit
Dani është bërë gjysh.

ShowBiz
Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi-Dani, me anë të rrjeteve sociale ndau me ndjekësit një gëzim që ka në familjen e tij, shkruan lajmi.net.
Ai bëri të ditur se është bërë gjysh, meqë rast vajza e tij solli një jetë një djalë të cilin e pagëzuan Daed.
“Mire se erdhe ne jete nipi jem Daed♥️”, ka shkruar këngëtari teksa pozoi një foto me nipin në duar dhe dukej shumë i lumtur.
Ndryshe, Dani vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij.
“Dy zemra”, mbetet një ndër këngët e fundit të tij, ndërsa pritet që edhe këtë vit të sjell projekte të reja. /Lajmi.net/
